A e cilëson ShBA-ja terrorist sulmin ndaj Policisë së Kosovës, Hovenier: Mund të them se ishte akt i rëndë kriminal
Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 26 September 2023
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që kishte me presidenten e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se sulmi në Banjskë u bë nga një grup i mirëorganizuar, profesionistë dhe të trajnuar.
I pyetur nga gazetarja se a e cilëson ShBA-ja si terrorist sulmin e së dielës mbi Policinë e Kosovës, Hovenier ka thënë se nuk mundë të flasë shumë vetëm 48 orë pas sulmit por e cilësoi atë si një “sulm të rëndë dhe shumë serioz” ndaj Kosovës dhe popullit të saj.
“Mund të them që ky po që ishte sulm i rëndë kriminal ndaj Kosovës por SHBA vazhdon të bëj thirrje për vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Hovenier.
Ambasadori amerikan shtoi se ShBA-ja po punon ngushtë me Kosovën për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.
“Nuk mund të flas tani për pasojat është 48 orë më vonë. Ne ende po punojmë për të kuptuar se si dhe kush është përgjegjës dhe pse. Por dua të them, ju keni parë pamjet e pajisjeve ushtarake dhe planet që ishin zhvilluar. Ky nuk ishte një grup i qytetarëve që spontanisht u bënë së bashku për të shprehur shqetësimet e tyre. Ky ishte një grup i trajnuar dhe i organizuar. Kjo nënkupton se pas tyre ka një lloj strukture, duke pasur parasysh trajnimin dhe pajisjet. Ne duam që kjo ngjarje të zbardhet dhe ata të mbahen përgjegjës”, tha Hovenier për gazetarët.
Ambasadori amerikan nuk ka pranuar të lëshohet në deklarata se pas sulmit qëndron Millan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, edhe pse ka pranuar se ka parë pamjet e publikuara nga ministri Xhelal Sveçla sot në Facebook.
“E kam parë këtë video. Kaq mund të them. S’jam në pozitë të komentoj. Ka shumë gjëra që nuk dihen ende dhe kjo është e komplikuar, por këtë e marrim shumë seriozisht. Ishte kërcënim për Kosovën dhe popullin e Kosovës me pasoja tragjike. Po punojmë me partnerët që të kuptojmë çka ka ndodhur dhe të mbahen përgjegjës ata që bënë këtë. Jemi me popullin e Kosovës kur përballen me kërcënime dhe kjo do të vazhdojë edhe në këtë rast”, ka shtuar ai.
I pyetur se çfarë pret nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë – që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian – pas sulmit ndaj Policisë në veri, Hovenier tha se pret zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.
“Ju thatë se situata është krejtësisht ndryshme. Nuk pajtohem. Përderisa situata vuri në pah sesa të ndjeshme janë rrethanat dhe sa e brishtë është paqja, mendoj se reflekton deri në një masë për punën e rëndësishme që është bërë për të normalizuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA vazhdon të kërkojë nga Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë aktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, jo për të negociuar zotime dhe marrëveshje të reja, sepse e kemi një marrëveshje të mirë dhe një aneks të mirë të zbatimit, por të arrijmë zbatimin e plotë – nga të dyja palët – të kësaj marrëveshjeje…Ne duam të shohim që Marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht nga të dyja palët”, tha Hovenier.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...