Lajme

“A e bëtë për heshtjen e familjes”, Berisha flet për vëllezërit Dehari, Haxhiu dhe deputetët e VV-së bëjnë zhurmë

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 23 February 2023

Deputeti nga radhërt e PDK-së, Hisen Berisha, ka përmendur në seancën e sotme vëllezërit Dehari dhe kjo ka bërë që Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të fillojnë t’i godasin tavolinat.

Ai ka përmendur edhe rastin e zhdukjes së mostrave, duke thënë se Ministrja Haxhiu duhet të marr përgjegjësi.

“Indikative mbetet poashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me mbiemrin e vëllezërve Dehari. E unë e pyes se cili ishte roli i tyre, a e bëtë për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave dhe në vend që ministrja të marr përgjegjësi, që i bie tavolinës, ajo filloi me akuzu prapë opozitën. E di Astyrit Dehari ishte kundër marrëveshje që keni nënshkru dhe kundër tradhtisë që po bëni”, tha Berisha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera