Sport

A duhet të shkarkohet Devolli? Ky është mendimi i Lushtakut

Autori: Erion Maliqaj 19:38 | 23 February 2021

Skuadra e Drenicës nuk di për fitore në tetë takimet e fundit në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Hera e fundit kur ‘Kuqezinjtë’ kishin triumfuar ishte 10 nëntori i vitit të kaluar, kur mposhtën Feronikelin me rezultat minimal 1-0.

Lidhur me formën e dobët të ekipit nga Skenderaj, Gazeta inFokus ka pyetur ish-trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtakun, se a duhet të shkarkohet Bledar Devolli nëse humb ndeshjen ndaj Feronikelit.

-Advertisement-

Lushtaku ka thënë se shkarkimi i Devollit është i padiskutueshëm në rast se Drenica humbet nga Feronikeli.

“Shkarkimi është i padiskutueshëm nëse humb nga Feronikeli, po besoj që edhe vet Devolli ofron dorëheqje nëse e humb këtë ndeshje”, ka deklaruar Tahir Lushtaku.

Takimi ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës zhvillohet të enjten nga ora 13:00 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera