Lajme

A duhet të mbyllen përsëri xhamiat e kishat?

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 11 July 2020

Gjatë ditës së shtunë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mbajtur një takim virtual me kryetarët e komunave, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë takim virtual është diskutuar për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Hoti pas takimit nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se ka marr pëlqimin nga Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës për masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve.

-Advertisement-

Siç merr vesh Portali.info, nga e hëna do të mbyllen kishat dhe xhamiat deri në normalizimin e situatës me Covid 19.

Këto janë masat që do të hyjnë në fuqi nga e hëna sipas këtyre burimeve:

Pezullohen aktivitetet religjioze, kulturore dhe në masë të madhe sportive

– Ndalohet çdo mbledhje private ose publike me mbi 50 persona

– Gastronomia lejohet të operojë në ambiente të hapura me jo më shumë se 50 persona

– Mbyllen çerdhet

– Mbyllen tregjet

– Institucionet do të punojnë me staf esencial

– Fshatrat dhe qytetet me më së shumti të infektuar futen në karantinë

Të gjitha masat që do të merren, do të provojnë të prekin sa më pak ekonominë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera