Lajme

A duhet të jemi të shqetësuar nga lia e majmunëve?

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 24 May 2022

ija e majmunit nuk është një sëmundje me rrezikshmëri të lartë, ndaj Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje që të mos përhapet panik.

“Lija e majmunit është një sëmundje që përhapet nga kontakti i afërt. Prandaj, rreziku për publikun e gjerë mbetet shumë i ulët”.

Sipas ekspertes së OBSH’së, simptomat e lisë së majmunit janë si ato klasiket, temperaturë të larta njolla dhe puçrra në lëkurë që përhapen në gjithë trupin, deri sa përthahen, një proces që zgjat rreth 4 javë.

-Advertisement-

OBSH njoftoi këtë të martë shtimin në 131 të infektimeve të konfirmuara zyrtarisht që prej 7 Majit, jashtë Afrikës, kryesisht në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Deri më tani ishin konfirmuar vetëm 80 të infektuar, ndërsa të dyshuar si të prekur janë 106 të tjerë. Spanja ka numrin më të lartë të infektimeve dhe dyshohet të jetë vatra e gjithë kontinentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera