Lajme

A duhet Kurti ta shkarkoj ministrin Rakiq, flasin nga Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 14 October 2021

Policia e Kosovës një ditë më parë me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe kontrabandës mori një aksion në disa komuna të vendit, përfshirë edhe në veri të Kosovës.

Por, një numri të madh të serbëve lokal nuk u pëlqeu ky veprim të cilët kundërshtuan në forma të ndryshme këtë aksion.

Në këtë zhvillim u përfshi edhe ministri Goran Rakiq, i cili në takim me presidentin serb, Alaksander Vuciq, ndër të tjera deklaroi se kjo për ta është çështje jetë a vdekje.

-Advertisement-

Të shumta kanë qenë reagimet në drejtim të kryeministrit Kurti të cilët i kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Indeksonline ka provuar të marrë një përgjigje në qeverinë e Kosovës përkitazi më këtë çështje, por ata nuk janë përgjigjur në interesimin e mediumit.

Në anën tjetër, deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, në një përgjigje të shkurtër ka thënë se nuk është mirë që kryeministri të vihet në presion për veprime.

“Për momentin veprimeve taktike të Kryeministrit nuk është interes që të vihet në presion për veprime”, ka thënë Humolli.

Edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj ministrit serb të Kosovës, Goran Rakiq, i cili kishte krahasuar aksionin e Policisë së Kosovës sot kundër kontrabanadës së mallrave dhe krimit të organizuar me aksionin që njihet si “Nata e Kristaltë” (pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera