Opinione

A donte në fakt Rusia Gjykatë Speciale ndaj Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 08 September 2022

Rusia me aleatë antiperëndimorë – edhe pse e kishte sponsorizuar vetë Raportin e Dick Martyt si paradhomë për Speciale – shumë më e gëzuar do të ishte nëse BE dhe SHBA, apo Perëndimi siç preferon t’i quajë të dyjat, do të dilnin kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Një kundërshtim eventual i Speciales nga Perëndimi, do t’i sillte avantazhe Rusisë në Këshill të Sigurimit, Këshill të Evropës dhe në tërë rrafshin ndërkombëtar, sepse Rusia para botës do të pretendonte të kishte argumente për ta akuzuar Perëndimin se ky i fundit po fshihte diçka për luftën e Kosovës kundër Serbisë.

Prandaj, themelimi i Speciales nga vetë Perëndimi i mbylli gojën Rusisë ashtu sikurse edhe Serbisë, sepse nëse s’do të themelohej, atëherë
kjo e fundit do të mund ta bojkonte dialogun me Kosovë me arsyetimin se s’do të dëshironte të dialogonte me dikë që gjithnjë sipas Serbisë duhej të hetohej nga drejtësia ndërkombëtare.

-Advertisement-

Themelimi i Speciales – ashtu sikurse bashkëpunimi i vazhdueshëm me Tribunalin e Hagës – i dha mesazhin botës se Kosova kishte bërë luftë të pastër çlirimtare, ndaj edhe s’kishte asgjë për fshehur para drejtësisë ndërkombëtare.

Në këtë kuadër së pari duhej rrëzuar nga pushteti krerët e UÇK-së kuptohet të diskredituar dhe vetëdegraduar kryesisht edhe nga shtrëngimi që po prodhonte ky diskreditim i madh që po iu vinte nga brenda dhe jashtë për t’i hapur rrugë kështu Speciales pa protesta e trazira, të cilat do të mund ta destabilizonin vendin.

E më pas duhej krijuar një Qeveri sa më anti-UÇK në mënyrë që hetimet në Speciale të kryheshin tërësisht të papenguara nga elementë të ndryshëm pro-UÇK në Kosovë dhe në mënyrë që Serbia mos të kishte asnjë argument për ta refuzuar dialogun me Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera