A do t’ia verifikojë AKI’ja ambasadorët tash e mbas MPJ’së?

Autori: Gazeta inFokus
19:50 | 27 May 2022
Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar sot mes AKI’së dhe MPJ’së. Për ta vënë nënshkrimin, kryediplomatja Donika Gërvalla ka shkuar në zyrat e AKI-së Nuk dihet nëse deri tash ka funksionuar bashkëpunimi mes Ministrisë së Jashtme dhe AKI-së. Janë hedhur dyshime se AKI-ja nuk e ka verifikuar profilin e Martin Berishajt, para se ai të emërohej ambasador në Kroaci.
Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka njoftuar se sot është nënshkruar një memorandum i bashkëpunimit mes ministres Gërvalla dhe drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajetin.
Sipas njoftimit të MPJ’së, “ky Memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor”.
Më herët është thënë se MPJD ka një vendim, sipas së cilit i kërkohet AKI-së të verifikojë profilet e personave që emërohen në misione diplomatike.
Por, janë hedhur dyshime se nëpër një proces të tillë nuk ka kaluar ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas raportimeve në Slloveni se ai është përfshirë në shpërlarje të parave.
Pas raportimeve të mediave sllovene se ambasadori i tanishëm i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përfshirë në shpërlarje të parave, opozita dhe mediat kanë hedhur dyshime se ai nuk ka kaluar nëpër procedurë të verifikimit. Por, kjo nuk është konfirmuar.
Ndryshe, një hulumtim i Gazetës Online Reporteri.net, ka zbuluar dhe dokumentuar se si afër dy milionë Euro kanë hyrë në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020.
Ndonëse u themelua nga gjysma e dhjetorit të vitit 2016, biznesi në Mal të Zi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci në të njëjtin vit rezulton se ka qarkulluar rreth 100 mijë Euro të hyra, derisa viti më i begatshëm për “MB Consulting” me Martin Berishajn të vetmin pronar dhe të vetmin të punësuar, rezulton të jetë viti 2017 kur biznesi i tij regjistroi rreth 1 milionë Euro të hyra.
Mbi gjysmë milioni të parave të derdhura në xhirollogaritë e këtij biznesi, sipas një raportimi në Slloveni, kanë hyrë nga Serbia, përmes filalit të GEN-I në Beograd – një rrjet tregtie energjetike nga Sllovenia, i shtrirë në tërë rajonin. Berishaj nuk ka folur nëse edhe pjesa e tjetër e të hyrave kanë të njëjtën prejardhje.
Të tjera
-
Lajçak: E kam përgëzuar Kurtin për marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë
Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-S...
-
Sulmi rus në një qendër tregtare të Ukrainës, kaq persona janë vrarë
13 persona janë vrarë prej sulmit rus në një qendër tregtare në Ukrainë. R...
-
Miliarderi ukrainas padit Rusinë për humbjet e shkaktuara nga lufta
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngritur një padi kundër Rusi...
-
Dokumentari dhe vizita te ekspozita për fëmijët e zhdukur- a po përgatit Lajçak agjendën e dialogut?
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bëhe...
-
Gropa masive në Ferizaj, pritet ndërtimi i një ndërtese shumëkatëshe
Një gropë masive është hapur në qytetin e Ferizajt, ku po bëhet përgatitja pë...
-
Rama thotë se toka “Sunny Hillit” nuk iu dha për 99 vjet, jep edhe hollësi tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thotë se festivalit “Sunny-Hill” nuk...
-
Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet
Edhe pse e përshkroi zgjerimin si një nga instrumentet më të suksesshme të po...
-
Prodhuesi i “Bayraktar” ja dhuron tre drone Ukrainës
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Turqit e “Baykar” ua japin ukrainasve falas tre dronë “Bayraktar”
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Ky është 61-vjeçari i arrestuar në Pejë, dyshohet se kreu krime lufte në fshatin Ozdrim ku u vranë 9 civilë dhe u zhdukën 5 të tjerë
Prokuroria Speciale sot njoftoi për arrestimin e një shtetasi malazes nga fsh...
-
Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici
Një ngjarje mjaft e hidhur ka ndodhur në Pejë, ku një 12-vjeçare dyshohet se ...
-
Blinken: Bota u tmerrua nga sulmi rus mbi qendrën tregtare
Sulmi me raketa ruse në një qendër tregtare në Ukrainë sot është i fundit në ...