Lajme

A do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente?- Deklarohen nga LDK-ja!

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 20 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Faton Bislimi, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me faktin se a do t’ia bëjnë koorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Bislimi ka thënë se LDK-ja nuk i ka asnjë borxh politik Vjosa Osmanit por ka cekur se edhe në të kaluarën kjo parti ka ditur të veprojë kur janë në pyetje interesat e shtetit.

Tutje ai, as nuk ka pohuar dhe as mohuar, se do ta votojnë apo bëjnë koorum për Vjosa Osmanin në kandidimin e saj për Presidente.

-Advertisement-

“Vlerësoj se LDK nuk i ka borxh politik as znj. Osmani e as LVV-se, por sic LDK ka ditur te veproi edhe në të kaluarën, besoj se edhe tutje kur interesi i shtetit kërkon votën e LDK-së, me marreveshje me propozuesin, LDK mund të votojë edhe kandidatin per President” tha shkurt Bislimi për Gazeta Blic.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti konkuruan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit duke firmosur edhe një marrëveshje ku Osmani të ishte presidente dhe Kurti kryeministër.

Pas fitores së LVV-së, pyetja më e shpeshtë që shtrohet tani është se a do të arrijë Vjosa Osmani të bëhet presidente e vendit.

Megjithëse LVV-ja fitoi një numër të konsiderueshëm deputetesh në këto zgjedhje, ata sërish nuk kanë numrin e mjaftueshëm prej 81 votash për të zgjedhur vetë Presidentin e vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera