A do t’i ndalohet kandidimi për kryetar të komunës së Ferizaj Valon Ramadanit?
Autori: L.A 11:27 | 15 September 2021
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherëshit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt, Valon Ramadani.
Ramadani akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.
Por krejt kjo aktakuzë nuk e ndalon që Valon Ramadani të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt.
Kështu kanë bërë të ditur nga Zyra për Informim e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Nga KQZ për Gazetën Infokus ka thënë se ligji për zgjedhje e specifikon që kandidati duhet të jetë i dënuar me 3 vite burg.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka certifikuar subjektet politike dhe listën e kandidatëve në përputhje me përgjigjet e institicioneve, nga të cilat kemi kërkuar verifikim të përshtatshmërisë së kandidatëve në raport me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. KQZ-ja ka vepruar në përputhje edhe me përgjigjet apo verifikimin e bërë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga i cili kemi kërkuar të dijmë nëse ndonjëri nga personat që ka kërkuar certifikim është “i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit””, bëhet e ditur për Gazetën Infokus.
Pra, ligji për zgjedhjet e përgjithshme, respektivisht neni 29, pika Q, pamundëson certifikimin e një personi si kandidat vetëm nëse është i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.
Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramdanin, por nuk ka marr përgjigje nga ai.
I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i të akuzuarit Ramadani, avokati Naser Sopjani ka thënë se vendimi i shkallës së parë nuk është i drejtë.
“Vlerësojmë se ky vendim i gjykatës nuk është i drejtë dhe nga ana e saj nuk janë analizuar në mënyrë të plotë argumentet e paraqitura në kërkesën e mbrojtjes”.
Ai tha se kjo mënyrë e të vendosurit në këtë fazë është bërë praktikë e gjykatës.
“Është bërë një praktikë e gjykatës kur në këtë fazë, zakonisht në këtë mënyrë vendosë gjykata. Për të thënë të drejtën, e kemi pritur një vendim të tillë të gjykatës, sepse po mjafton për të kur arsyeton vendime të tilla me fazën që provat e propozuara në aktakuzë dhe vlerësimin e tyre si dhe mbrojtjes gjykata do ta bëjë në shqyrtim kryesor. Edhe në këtë rast kemi një arsyetim të tillë”, ka deklaruar Sopjani.
Në fund, avokati ka bërë të ditur se lidhur me këtë vendim do të bëjnë ankesë në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 13 korrik, deputeti Valon Ramadani është deklaruar i pafajshëm për veprat penale me të cilat ngarkohet.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 30 korrik 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Valon Ramadanit, me arsyetimin se ka kryer dy vepra penale dhe atë “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 1 të KPRK-së si dhe për “pengim i personit zyrtar, në kryerjen e detyrës zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktit akuzues, më 21 mars 2018, në Prishtinë, saktësisht në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i akuzuari Ramadani, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka përdorur armë, në atë mënyrë që ka ndezur dhe ka hedhur një bombolë të gazit lotsjellës gjatë zhvillimit të seancës së jashtëzakonshme.
Në aktin akuzues thuhet se në kohën, vendin dhe mënyrën e lartcekur, i akuzuari Ramadani ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, përkatësisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ka përdorur gazin lotsjellës dhe janë ndërprerë punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të RKS-së. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...