Lajme

A do ti faturoj “Termokos” ditët kur mungon furnizimi me ngrohje

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 15 December 2021

Nga e mërkura në mëngjes 15 mijë familje të kryeqytetit kanë mbetur pa ngrohje.

“Termokos” ka ndërprerë furnizimin pasi kanë rënë nga sistemi dy blloqet e termocentralit Kosova B e të cilat mundësojnë furnizimin me ngrohje përmes kogjenerimit.

Termokos nuk  do të faturoj konsumatorët për kohën sa mungon furnizimi.

-Advertisement-

E kthimi i ngrohjes do të bëhet kur KEK do të fus në funksion blloqet e Kosovës B.

Kjo pritet të bëhet të enjten.

“Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te një rrjedhje ne kaldajën e njësisë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kanë filluar menjëherë përgatitjet për intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore”, thuhet në njoftimin e KEK-ut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera