Lajme

A do t’i bashkohet Labinot Tahiri AAK-së? Ky është deklarimi i tij sot

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 20 August 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë një shkrim në Facebook duke e lavdëruar Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Tahiri ka shkruar se njeriun e drejtë mund ta sulmojnë por nuk mund ta mposhtin.

“Kjo foto ishte në diten e parê kur u realizua deshira e shumë kujt që Ramush Haradinaj tê jet Kryeministër!

-Advertisement-

Njeriun e drjtë mund ta sulmojne ne lloj lloj menyrash, por kurrë fatin që e ka bekua Zoti pêr të ecur përpara nuk mund të ia marrin”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka thënë se nuk e di se a do të kalojë në partinë e Haradinajt por është duke u munduar.

“Nuk e di a do jem në këtē mandat me te, tuj u mundua jam! Sikur edhe në opozitë të jem, nuk më bëhet vonë, sepse unë dua vetëm ti sherbej njerëzve derisa te me vijnë ditet e mia që mund te jap me shumë ne aspektin e politikës!

Këto ditë, në njêren nga dy subjekte që unë mund te shpreh punën dhe vullnetin tim në shërbim te vendit, do të aderojë në këto pak dite sa na kanë mbetur”, është shprehur Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera