A do të zbrazet Kosova pas 1 janarit 2024?

Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 10 November 2023
Shkruan: Shenoll Muharremi
A pritet të ketë fluks masiv? Entuziazmi është i lartë për liberalizim të vizave dhe pritjet janë të mëdha nga njerëzit. Kosovarët kanë një disporë të gjërë, sidomos në Gjermani ku kemi mbi 500,000 qytetarë me prejardhje apo lidhje nga Kosova.
Nuk pres të ketë fluks masiv po normal që vizita do të ketë. Aktualisht jemi në një krizë të theksuar financiare të inflaconit dhe kjo mund të ndikoj të zbehë potencialin e levizjeve. Edhe pse thuhet që mund të ketë një fluks pas 1 janarit, nuk besoj që ai do të jetë rasti. Por liria e lëvizjes ka dobi shumë të mëdha afatgjate dhe do e afroj Kosovën edhe më afër me BE. Sidomos bizneset, studentët dhe sportistët mund të përfitojnë.
Cilat mund të jenë arsyet e largimit? Sigurisht që aryset janë socio-ekononike. Kosova ka mbi 700,000 persona në moshë pune që janë jashtë tregut të punës. Në njërën anën ka nevojë për punëtorë të shkathtë, e në anën tjetër ka mungesë të punëtorëve. Dmth kemi një krizë të tregut të punës që nuk po adresohet.
Njerëzit, pas lehtësimit të politikave të punësimit në Gjermani, po tentojnë të gjejnë punë dhe të kenë të ardhura më të mira. Mesatarja e moshës kur njerëzit largohen nga Kosova është 22 vjet. Dmth zakonisht kur përfundon shkollimin ti nuk ke apo gjenë një vend pune. Rrjedhimisht, njerëzit po orientohen atje ku ka kërkesë më shumë.
Çka duhet të bëjnë institucionet e Kosovës? Shumica absolute nuk i kuptojnë detajet e liberalizimit të vizave. Mesiguri mendojnë që liberalzimi i vizave nënkupton edhe leje pune. Kjo nuk qëndron, por do të kuptojnë shumë shpejt në rast se abuzohet me këtë për shkak se do ju ndalohet hyrja në Schengen për një kohë të konsiderueshme.
Për me parandaluar një valë të mundshme kemi dy veprime thelbësore: (a) Informim dhe komunikim të mirëfillt efektiv se cka nënkupton liberalizimi; dhe (b) duhet me kriju mundësi dhe kushte për punë dhe karrierë në Kosovë. Sidomos duhet të fillohet të adreohet hendeku i kronik mes nevojave të tregut dhe ofertës, sidomos të harmonizohet arsimi me nevojat e tregut të punës.
Por disa gjëra do marrin më shumë kohë për ti zbatuar, andaj, një komunikim më intenziv do ndihmonte publikun e gjërë të kuptojnë që liberalizimi i vizave nënkupton më shume turizëm dhe biznes e jo edhe punësim dhe në raste ekstreme kërkesa për azil.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Samiti i OSBE-së/ Nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov
Me darkën joformale të ministrave të Jashtëm pjesëmarrës në Këshillin Ministr...
-
Edhe sot vazhdon Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup
Edhe sot do të vazhdojë Këshilli i 30-të Ministror të Organizatës për Siguri ...
-
Haxhiu: Albin Kurti një kryeministër supermashtrues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur Albin K...
-
PSD do të mbajë sot konferencë lidhur me arrestimet
Partia Socialdemokrate sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin ...
-
Ditë e rëndë, në 24 orët e fundit dy vrasje në Kosovë
E mërkura në Kosovë ishte ditë e rëndë, ku brenda 24 orëve ndodhën dy vrasje....
-
Blinken mirënjohës ndaj Osmanit që udhëhoqi takimin e këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së
Sekretari i Shtetit në ShBA, Antony Blinken, është pritur në takim nga minist...
-
Mot sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
Kuvendi so do të debatojë për raportin e KE-së për Kosovën
Kuvendi i Kosovës sot mban debat parlamentar në lidhje me raportin e Komision...
-
Behgjet Pacolli: Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave ...
-
Flasin nga policia për vrasjen tjetër në Prishtinë, 52 vjeaçin që u therr me thikë
Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën ‘Ali Vitia’, ku një pe...
-
Detaje nga tragjedia në Prishtinë: I riu që dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij ende në arrati
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sonte kryeqytetin, ku i riu, Edon Buj...
-
Ky është i dyshuari për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij
Pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vi...