Lajme

A do të vendos Kina sanksione ndaj Rusisë?

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 02 March 2022

Kina ka njoftuar se nuk do vendos sanksione financiare ndaj Rusisë, pasi që filloi luftën në Ukrainë, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë ka njoftuar Guo Shuqing, kryetari i Komisionit Rregullator të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës, i cili tha se Pekini i kundërshton sanksionet ndaj Rusisë, njofton Associated Press.

“Ne nuk do t’i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët përkatëse. Ne nuk i miratojmë sanksionet financiare,
veçanërisht ato të nisura në mënyrë të njëanshme, sepse ato nuk kanë shumë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira”, tha ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera