Sport

A do të vazhdoj me Feronikelin? Flet Afrim Tovërlani pas humbjes ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 29 June 2020

Feronikeli ka pësuar humbje nga Prishtina në ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për javën e 27-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka deklaruar se është në bisedime me klubin nga Drenasi për të vazhduar marrëveshjen edhe për një vit.

“Jemi në bisedime për ta vazhduar marrëveshjen edhe për një vit të radhës. Bisedimet po shkojnë mirë, mirëpo ende nuk i kemi finalizuar”, deklaroi Tovërlani për SSK.

-Advertisement-

Për fundi tekniku prishtinas tha se do ta respektojnë kampionatin deri në fund.

“Ne do të luajmë deri në fund duke dhënë maksimumin dhe duke respektuar kampionatin”, deklaroi Tovërlani.

Pas humbjes nga Prishtina, Feronikeli mbetet i 5-ti me 44 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera