Lajme

A do të ulet numri i të infektuarve pas vaksinimit? Flet Infektologu

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 30 March 2021

Në mbrëmjen e 28 marsit, në Kosovë arritën 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.

Por arritja e këtij kontingjenti po konsiderohet simbolik nga njohësit e fushës.

Infektologu, Ilir Tolaj ka thënë për Gazetën Infokus se vaksinimi në këtë nivel nuk do të sjellë rezultate pozitive.

-Advertisement-

“Nëse vaksinimi mbetet në nivelin e tashëm, simbolik,  atëherë nuk do të ketë zvogëlim të numrit të rasteve të reja, si pasojë e vaksinimit. Vetem vaksinimi masiv, së bashku me imunitetin e krijuar mes njerëzve që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë të natyrshme, mund ta krijojë imunitetin kolektiv të nivelit të atillë që ta ndërprejë ecurinë e pandemisë, ta pengojë shfaqjen e rasteve të reja në këtë numër, duke i ulur ato në numrat të paperfillshem”, ka thënë ai.

Tolaj thotë se vaksina antiCOVID ndikon shpejtë në organizmin e njeriut por për të pasur ndikim në gjendjen pandemike në vend, do duhej numër më i madh i dozave të vaksinave.

“Ndikimi në të vaksinuarit, në kuptim të reagimit të organizmit në krijimin e antitrupave neutralizues mbrojtës kundër virusit, do të jetë i shpejtë; që në javë në parë do të fillojnë të krijohen antitrupat, ndërsa në të dyten pas vaksinimit do ta kemi një mbrojtje solide, e cila do te perforcohet edhe dozen e dytë të vaksinës.

Ndikimi në pandeminë është  i paperfillshëm sepse numri i personave të vaksinuar është i vogël. Për të pasur vaksnimi i popullatës ndikim në ecurinë e pandemisë tek ne, duhet të vaksinohen së paku 300 mijë persona, dmth deri në verë do të ishin dashur së paku 600 mijë doza të vaksinave”, deklaroi Tolaj.

Ndryshe qytetari i parë që është vaksinuar të hënën në Kosovë është kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa të martën ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit edhe në Klinikën Infektive.

Vaksinimi i tyre po bëhet me  doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera