Lajme

A do të shtyhet procesi mësimor, flet Rrahman Jashari

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 26 August 2021

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari nuk është në dijen se a do të shtyhet procesi mësimor.

Kështu ka deklaruar Jashari në një prononcim për Gazetën Infokus.

Ai mes tjerash ka thënë se përmes mediava kanë dëgjuar se ka mundësi që mësimi të mos fillojë me 1 shtator, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Lexo edhe : Këshilli i Prindërve të Prishtinës kërkon të shtyhet mësimi edhe 2 javë për shkak të pandemisë

“Për bese nuk besoj që është marrë ndonjë vendim për shtyrjen e procesit mësimor sepse do të na njoftoni edhe neve MASHTI, mbase se është si ide, pasi që edhe ne dëgjuam në media do të provojmë të kontaktojmë me zonjën Nagavci nëse ajo nuk është zënë,”, ka deklaruar Jashari për Infokus.

I pari i SBASHK-ut ka thënë se mësimdhënësit janë të gatshëm të fillojnë mësimin me 1 shtator.

“Ajo çka mund të themi, është se unë kisha një mbledhje me kryetarët e nivelit komunal të sindikatës të te gjitha komunave të Kosovës, ata përcollën gatishmërinë për fillimin e vitit të ri shkollor, dhe se një numër i madh janë vaksinuar dhe po vaksinohen”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, Kryesia e Këshillit të Prindërve të Prishtinës kanë kërkuar shtyrje e fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike në shkolla, nëse nuk përmirësohet gjendja me pandeminë.

Sipas komunikatës për medie, ata kanë kërkuar që fillimi i mësimit të shtyhet për dy javë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera