Rozë

A do të pranonte të luante skena erotike në një film? Margaret surprizon me përgjigjen e saj

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 01 June 2020

Një ndër takimet e kësaj puntate në “PërPuthen”, ishte dhe ajo mes Islit dhe Margaret. Takimi i tyre shkoi shumë mirë dhe kjo u konfirmua nga të dyja palët.

Teksa po bisedonin për pasionet e tyre, Isli, i cili në të kaluarën ka luajtur dhe disa filma pyet Margaret se nëse i ofrojnë ndonjë rol në film me skena erotike, a do të ishte e gatshme ta pranonte.

Margaret u përgjigj se po, sepse të gjithë aktorët thotë ajo janë të gatshëm ta pranojnë në gjë të tillë. Madje shtoi se e shikon dhe si një sfidë ndaj vetëvetes, sa e aftë është ajo për të përçuar nëpërmjet këtyre skenave emocion tek publiku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera