Sport

A do të përjashtohet Manchester City nga Liga e Kampionëve?

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 08 December 2018

“Nuk do të përjashtohemi, jo. Kjo është ajo që unë mendoj, sepse i besoj presidentit tim, drejtorit tim dhe asaj që ata më shpjeguan. Unë iu besoj atyre”.

Pep Guardiola është i bindur se Manchester City nuk do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve në fund të hetimit të UEFA-s për “fair play financiar” të klubit të tij.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka premtuar se do të ketë një vendim “shumë të hershëm”, lidhur me vlerësimin e akuzave kundër “qytetarëve” për shkeljen e rregullave të FFP.

-Advertisement-

Revista gjermane “Der Spiegel”, përmes zbulimeve të “Football Leaks”, raportoi se Manchester City ka hyrë në një sërë marrëveshjesh sponsorizimi për të anashkaluar rregullat, që kufizojnë sasinë e parave, që pronarët mund t’i vendosin në klubin e tyre. Klubi anglez në fjalë iu përgjigj thashethemeve, duke thënë se kishte një përpjekje “të organizuar dhe të qartë” për të dëmtuar reputacionin e Manchester City dhe se dokumentet janë marrë ilegalisht.

Një përjashtim nga garat e UEFA-s, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, është një nga dënimet e mundshme, nëse “qytetarët” do të shpallen fajtorë për thyerjen e rregullave të FFP. “Nëse ndodh, sepse është UEFA që vendos, ne do ta pranojmë dhe do të vazhdojmë përpara”, – komentoi Guardiola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera