Auto&Tech

A do të paguanit për Instagram dhe Facebook pa reklama?

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 06 October 2023

Meta Platforms po synon të prezantojë shërbime abonimi pa reklama për përdoruesit e Instagram dhe Facebook në Evropë. Disa plane u diskutuan për sa i përket çmimeve, por plani prej 10 eurosh në muaj është më i mundshmi, tha njëri prej burimeve, derisa sipas burimit tjetër, veçoria do të lansohet në muajt e ardhshëm.

Propozimi është një përpjekje nga Meta për të respektuar rregulloret e Bashkimit Evropian që frenon Meta-n për të personalizuar reklamat për përdoruesit pa pëlqimin e tyre dhe të dëmtojnë burimin kryesor të të ardhurave.

Ofrimi i një zgjedhjeje midis një plani falas por me reklama dhe një abonimi pa pagesë, mund të bëjë që përdoruesit të zgjedhin të parin, duke ndihmuar Meta-n të respektojë rregulloret pa ndikuar në biznesin e saj të reklamave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera