A do të paguajnë njerëzit 8 dollarë në muaj për të përdorur “Twitter”?
Autori: Gazeta inFokus
10:17 | 23 November 2022
“Twitter” nuk është më një kompani publike, por ajo po drejtohet në një mënyrë më publike se kurrë më parë.
Elon Musk, i cili e bleu rrjetin social privat më 27 tetor, me kosto 44 miliardë dollarë, dhe u vendos menjëherë si shefi ekzekutiv i përkohshëm, ka shpalosur planet e tij për firmën, me anë të postimeve në “Twitter”, në çdo kohë të ditës dhe natës, shkruan “The Economist”.
Musk, i cili tha se e bleu “Twitter” për të mbrojtur fjalën e lirë në “sheshin publik de facto të botës”, postoi në “Twitter” që në ditën e parë si drejtues, se kompania do të krijonte një “këshill për moderimin e përmbajtjes”. Transferimi i dilemave të moderimit në një bord të pavarur, siç ka bërë “Facebook” që nga viti 2020, nuk do të ishte gjë e keqe.
Një nga shqetësimet kryesore për zotërimin e “Twitter” nga zoti Musk, është se platforma mund të shfrytëzohet nga kushdo që ka ndikim mbi bizneset e tjera më të mëdha të tij.
Tesla, kompania prodhuese e makinave e zotit Musk (dhe burimi i tij kryesor i pasurisë), ka një fabrikë në Shangai dhe vitin e kaluar, fitoi një të katërtën e të ardhurave të saj në Kinë, “sheshet publike” të së cilës nuk janë aspak të lira.
Megjithatë, fokusi i javës së parë të zotit Musk nuk ishte moderimi, por paratë. Blerja e tij u financua me rreth 13 miliardë dollarë borxh. Normat e interesit po rriten dhe tregu i reklamave, i cili siguron pothuajse të gjitha të ardhurat e “Twitter”, po bie.
Disa reklamues janë veçanërisht nervozë për “Twitter” e ri në pronësi të Musk: IPG Mediabrands, blerës gjigant i medias, rekomandoi më 31 tetor që klientët të ndalonin shpenzimet e tyre në “Twitter”, derisa gjendja të qartësohej.
Për të ulur kostot, Musk duket se ka nisur një raund shkarkimesh nga puna, që ndoshta duhej të ishin bërë me kohë. Vitin e kaluar, “Twitter” kishte 1.5 punonjës për çdo 1 milion dollarë të ardhura, krahasuar me 0.6 në kompaninë Meta, pronarja e “Facebook”. Në të njëjtën kohë, ai shpreson të ringjallë platformën Vine, një aplikacion dhjetëvjeçar që mundi “TikTok” në maninë e videove të shkurtra, por që “Twitter” e lejoi të vyshkej.
Megjithatë, plani më radikal, është rritja e të ardhurave duke e larguar “Twitter”-in pjesërisht nga reklamat dhe duke përdorur abonimet. Përdoruesit duhet të paguajnë 8 dollarë në muaj (ose një shumë tjetër në varësi të vendndodhjes së tyre, shih grafikun) për të parë dy herë më pak reklama, për të postuar klipe të gjata audio dhe video dhe që tweet-et e tyre të marrin përparësi në përgjigjet dhe rezultatet e kërkimit të njerëzve të tjerë.
Zoti Musk e karakterizoi këtë si një alternativë demokratike ndaj “sistemit të padronëve dhe fshatarëve”, sipas të cilit, “Twitter” shpërblen personat “e shquar” me shenja dalluese blu, që verifikojnë identitetin e tyre. Rritja e numrit të përdoruesve të verifikuar mund të ndihmojë në uljen e postimeve spam.
Por, duke u dhënë përparësi tweet-eve me pagesë, kjo mund të përkeqësojë përvojën e përdoruesit. Dhe tarifimi i përdoruesve, rrezikon t’i largojë ata drejt platformave të tjera sociale që janë falas. Stephen King, autor romancier me shenjën dalluese blu në profilin ne tij, shkroi në “Twitter” në një replikë me zotin Musk: “Dreqin, janë ata që duhet të më paguajnë mua”.
Abonimet mund të nxisin një argument tjetër. Një pjesë e fitimeve nga abonimet mujore të përdoruesve të “Twitter”, do të shkojnë për aplikacione të tjera: 15% për “Google” dhe deri në 30% për “Apple”.
Kompanitë që mbështeten në abonime, si “Spotify”, ose Epic Games, janë ankuar prej kohësh për këtë taksë nga aplikacionet. Në rastin e zotit Musk, “Apple” dhe “Google” do të përballen me një kundërshtar të një tjetër lloji, i cili është i armatosur me megafonin më të zhurmshëm në botë.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































