Lajme

A do të organizohen protesta kundër SBASHK-ut?

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 13 December 2019

Të premten ka filluar greva dy orëshe në arsim e cila u paralajmërua te enjten nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë.

Kjo grevë erdhi si pasojë e dërgimit të ligjit për pagat në kushtetuese e që kjo e fundit e pezulloi këtë ligj deri me 30 mars, shkruan gazeta inFokus.

E për grevën reagime të shumta pati nga njohës të arsimit si dhe organizata të ndryshme e madje u fol edhe për ngritje në protesta nga organizata “ORCA” për të kundërshtuar grevën e SBASHK-ut.

-Advertisement-

Rron Gjinovci nga organizata “ORCA”, ka bërë thirrje për një protestë e cila do të kundërshtonte vendimin e SBASHK-ut.

Ai për gazetën inFokus ka thënë se ata vetë si organizate nuk do të organizojnë protestë, por do të përkrahin këdo qoftë që merr këtë iniciativë.

“Unë kam thënë i bëj thirrjë të tjerëve me organizu për me qenë gati edhe ne me protestu kur ata hinë në grevë por nuk do t’i organizojmë ato. Kam bërë thirrje me kundërshtu grevën dhe me mendu edhe për protesta”, tha Gjinovci.

Greva dy orëshe në arsim sipas paralajmërimit të SBASHK-ut do të mbahet në çerdhe, shkolla dhe universitete në të gjithë Kosovën./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera