Lajme

A do të nënshkruhet nesër kontrata me Pfizer për vaksina anti-Covid?

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 26 April 2021

Kontrata e shumë për folur për vaksinë në mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Pfizer ka gjasë të nënshkruhet të martën.

Kështu i kanë thënë Gazetës Infokus, zyrtarët të Ministrisë së Shëndetësisë në kushte anonimiteti.

Por nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë pohuar e as mohuar një lajm të tillë.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka dërguar pyetje në MSH por ende nuk ka marrë përgjigje.

Derisa më herët është raportuar se Arben Vitia është dashur të nënshkruaj këtë kontratë me 15 prill, por nuk e ka bërë një gjë të tillë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera