Lajme

A do të ndryshojë këtë vit ndotja e ajrit në Kosovë? Flet ministri i ambientit

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 21 October 2018

Ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi ka thënë se veturat janë një prej ndotësve më të mëdhenjë të ajrit në Kosovë.

Matoshi ka dalë kundër ligjit i cili lejon që në Kosovë të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet, pasi sipas tij 30% e ndotjes së ajrit në Kosovë vjen nga veturat.

Ai në një intervistë për ekonomia online ka thënë se po bëhen studime profesionale rreth ndotësve të ajrit.

-Advertisement-

“Një studim shumë profesional do ta kemi në javën e parë të nëntorit, të cilin po e bënë një program i qeverisë japoneze ‘Xhajka’, që do të përcaktojë saktë ndotësit kryesorë të ajrit në vend dhe konform kësaj pastaj edhe veprimet tona mund të, ose qëndrimet tona si ministri mund të ndryshojnë. Por në këtë moment ne jemi të obliguar që për shkak të cilësisë së ajrit sidomos në stinën e dimrit në Kosovë të qëndrojmë prapa vendimit që veturat më të vjetra se 10 vite mos mund të importohen në Kosovë”, ka theksuar Matoshi.

Ai ka theksuar se nuk pret që gjendja e ajrit të përmirësohet këtë vit.

Madje ministri ka thënë se kjo do të zgjasë edhe për një kohë.

“Unë jam i vetëdijshëm që gjatë këtij dimri nuk do ta kemi ajrin e mirë në Prishtinë, sidomos në Prishtinë. E di që nuk do të ndodhë edhe vitin tjetër sepse kjo nuk është një sfidë disa mujore, një vjeçare ose dy vjeçare, është një sfidë pak më e madhe. Ne do të punojmë shumë me Komunën e Prishtinës në krijimin e hapësirave të gjelbra, pastaj të krijohen mundësi sa më të mëdha, sa më të shumta për përdorim të transportit publik, do të kërkojmë edhe ndihmën dhe mbështetjen e qytetarëve që të mos përdorin makina në, sidomos në atë periudhën kur smogu është përmbi Prishtinë dhe ajri nuk ka qarkullim, nuk ka lëvizje”, ka thënë Matoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera