Lajme

“A do të ndalen pagat për grevistët”, ky është qëndrimi i fundit i Hekuran Muratit

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 13 September 2022

Ministëri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se kanë kërkuar sërish nga komunat e Kosovës që t`i dorëzojnë listat e atyre që janë në grevë dhe për këtë ka thënë se afati ka qenë 10 shtatori.

Siaps tij për këtë ka afat edhe sot dhe se si Qeveri dhe Minsitri e Fianancave do të veprojnë bazuar në ligjet që janë në fuqi.

Ai ka thënë sërish se duhet të ketë auditim të veçantë në komunat e Kosovës sdhe ndaj atyre “që deklarojnë rrejshëm” për listat e pagave.

-Advertisement-

“Ne cka kemi thënë është se ligji për grevat e parasheh që momentin kur ka grevë pezullohen marrëdhinet punë marrës punë dhënës . Listat e pagave komunat nuk i kanë dorëzaur për muajin gusht me arsytimin se janë “vonë’ me përditësimin e të dhënave, por presim që këtë ta bëjnë këtë muaj. Do ta shohim sepse afati ishte 10 shtatori por po presim edhe sot se ka afat. Ndalja e pagave për grevistët nuk është vendim i qeverisë e as i imi e as dëshirë, por kështu e parasheh ligji kur ka greva. Dëshira jonë është që fëmijët të nisin mësimin”, tha ai ndër të tjera

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera