Lajme

A do të merr pjesë LDK-ja në seancën për presidentin pas tërheqjes së ligjit? Flet Arben Gashi

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 03 April 2021

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje nga ora 14:30, ku edhe do të vendosin për orën e saktë të seancës së shumëpritur, që supozohet të jetë diku dy apo tre orë më vonë.

Megjithatë edhe më tutje në mëdyshje mbetet nëse LDK-ja do të marr apo jo pjesë në seancë, sidomos pas zhvillimeve të fundit, pra të inicimit të ligjit për zgjedhje.

Në një prononcim për GazetaBlic, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se edhe më tutje nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë apo jo.

-Advertisement-

“Ende nuk kemi vendosur për një gjë të tillë”, tha shkurtimisht Gashi.

Ndërkaq, media mëson se Lidhja Demokratike në orët e pasditës do të mbajë një takim, ku edhe do të vendosin lidhur me këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera