A do të mbyllet sërish Prishtina – mobilizohen institucionet qendrore dhe lokale
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 27 October 2020
Mbi 500 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 vetëm në kryeqytet në javën e fundit. Kjo ka bërë që të mobilizohen institucionet qendrore e lokale, e madje të diskutohet edhe për mundësinë e futjes në karantinë. Në Komunën e Prishtinës kanë deklaruar se sot do të takohen me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, e se temë qendrore do të jetë vlerësimi nëse duhet të mbyllet apo jo Prishtina, shkruan Gazeta Express.
Prishtina që nga fillimi i pandemisë është qyteti ku janë kryer më së shumti testime për kokë banori, e rrjedhimisht vendi ku më së shumti në nivel vendi ka pasur raste pozitive me COVID 19.
Njëjtë është duke ndodhur edhe në javët e fundit kur nga Evropa vijnë shifra të frikshme të infektimeve me COVID 19.
Për veç një javë, në kryeqytet janë konfirmuar 518 raste aktive me COVID 19.
Duke parë këto shifra, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se vendi do të hyjë në krizë brenda një jave.
“205 KS – 111 Pr. Maqedoni me 600 ne ditë e shtetet e regjionit me valë të re. Duke marr parasysh lidhshmërinë tonë me këto shtete kriza na pret edhe 7-10 ditë. Kujdes me maska ju lutem!”, ka shkruar Ahmeti në Twitter dje gjatë ditës.
Pasi që vetëm dje janë konfirmuar 111 raste në Prishtinë, sot do të mbahet një takim në mes të nivelit qendror dhe lokal, për të parë nëse do të marrin masa të reja parandaluese për përhapjen e pandemisë.
Kështu ka deklaruar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi. Ai ka thënë se sot do të takohen me ministrin Armend Zemaj, për të vlerësuar se a duhet të mbyllet kryeqyteti.
Gashi thotë se arsyeja se pse Prishtina prin me numër të rasteve që konfirmohen pozitive është edhe numri i testimeve që kryhen çdo ditë.
“Shifrat janë rritur javët e fundit në nivel vendi – jo vetëm në kryeqytet. Por, gjatë gjithë kohës e kemi parë se Prishtina ka prirë me numrin më të madh. Ta keni parasysh se në Prishtinë numri i testeve të kryera është gjithmonë më i madh në krahasim me qytetet tjera”, thotë ai.
Gashi ka theksuar se vetëm në gjashtë ditët e fundit janë kryer rreth 1600 testime.
“Rritjen e numrit të rasteve me koronavirus e kemi pritur me hapjen e shkollave. Ju po e shihni se shumë vende në Evropë janë në mbyllje totale. Praktikisht nga ajo që na ka përcjellë nga marsi ose prilli – Evropa është 2-3 javë para nesh. Pritet një rritje më e madhe e rasteve pas 2-3 javësh”, ka thënë Gashi.
Numri total i rasteve pozitive deri më tani në Kosovë ka shkuar në 18 mijë e 148, nga gjithsej 88 mijë e 90 mostra të testuara që nga fillimi i shfaqjes së rasteve të para me koronavirus.
Deri më tani janë shëruar 15 mijë e 150 persona, derisa raste aktive janë 2 mijë e 332
Të tjera
-
Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të m...
-
Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante
Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe...
-
Plicia gjen ārmë në veri të Mitrovicës
Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të arm...
-
Dështimi i serishëm i negociatave për dinarin, Petkoviq para QUINT-it
Pas dështimi të djeshëm të bisedimeve në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje...
-
Osmani kujton 25-vjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: Ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e rënies së heroit...
-
Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit
Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iran...
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
Lëvdatat nga bashkësia ndërkombëtare që priste kryetarja e Kuvendit të Serbis...
-
Kércënoi tre gratë e familjes, arrestohet një burrë në Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj pasi u raportua në polici...
-
Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sje...
-
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbi...
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij pë...
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...