Lajme

A do të mbyllet Kosova edhe një here nga pandemia?

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 16 October 2020

Nëse vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me coronavirus në Kosovë, Qeveria e Kosovës planifikon të marr një vendim jo të kenaqshëm për qytetarët.

Kosova mund të mbyllet edhe një herë, sikur që kishte ndodhur në muajin mars të këtij viti.

Këtë e kanë thënë në Ministrinë e Shëndetësisë për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

“Varet nga situata epidemiologjike. Mund te kete mase qe parandalojne perhapjen e metejme te COVID-19, por per to publiku njoftohen kur te merren.Keni pare konferencat e ministrit dhe mund te ju referoheni deklarimeve te tij rreth ketyre masave”, kanë deklaruar nga MSH.

Përderisa Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në deklaratat e tij nëpër konferencat për media ka thënë që ekziston mundësia që vendit të kthehet në izolim.
Edhe sipas tij krejt kjo varet nëse numri i të infektuarave rritet.

Kujtojmë që vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë infektuar 104 persona nga koornavirus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera