Fokus

A do të mbyllen institucionet parashkollore, flasin nga Ministria e Arsimit

Autori: Samire Jaha 11:32 | 27 January 2022

Rritja e numrit të rasteve pozitive me koronavirus në vendin tonë, ka prekur edhe nxënësit, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë arsye ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi, ka paralajmëruar se mund të mbyllën të gjitha institucionet shkollore në rast se numri i rasteve vazhdon të rritet.

Lidhur me këtë Gazeta Infokus ka pyetur Ministrinë e Arsimit për numrin e nxënësve dhe edukatoreve të infektuarve me Covid-19 dhe mundësinë e mbylljes së institucioneve parashkollore.

-Advertisement-

Nga MASHTI kanë treguar numrin e saktë të infektuarve në këto institucione dhe se kush e merr vendimin për mbylljen e tyre.

“Sa i përket  institucioneve parashkollore publike dhe qendra me bazë në komunitet në nivel vendi aktualisht  janë 46 fëmijë të infektuar. 73 edukatore, 25 staf mbështetës dhe 7 institucione të mbyllura. Aktualisht ky është raporti që na vjen nga komunat. Vendimin për mbylljen ose jo të shkollave ose Institucioneve Parashkollore e marrin Taks forcat e themeluara brenda tyre. Ditët në vijim do të vendoset nga ekspertët e shëndetit publik se si do të zhvillohet procesi i mësimit”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Iliriana Pylla.

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus, në vendin tonë afër 100 shkolla kanë kaluar në mësim online./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera