Lajme

A do të marrin pjesë partitë politike në mbledhjen e kryesisë, ku do të caktohet seanca e jashtëzakonshme

Autori: A.H 10:47 | 10 April 2020

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje në ora 11:00 për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për seancë të jashtëzakonshme për miratimin e pakos financiare emergjente.

Këtë pako e ka kundërshtuar kryeministrit  në detyrë, Albin Kurti, që sipas nuk është e nevojshme pasi nuk është detyrë e opozitës të propozojë pako të tilla por e qeverisë, shkruan Gazeta inFokus.

Gazeta inFokus merr vesh se në mbledhje do të marrin pjesë kryesia e kuvendit  nga partitë politike, e më pas do të vendoset nëse janë kushtet që të mbahet kjo seancë.

-Advertisement-

VV-ja për Gazeten inFokus e ka konfirmuar se do të marrin pjesë.

Instituti i shëndeti kombëtar në vazhdimësi ka bërë thirrje që mos të mbahen tubime me shumë njerëz kjo pasi që në Kosovë është duke shkuar numri i të prekurve me koronavirus në rritje.

 

Por në këtë mbledhje nuk do të lejohen mediat për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

Në rend dite janë kërkesa e Grupit Parlamentar të PDK-së për seancë të jashtëzakonshme dhe ndërmarrja e veprimeve sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, rasti nr.KO54/20, të datës 6 prill 2020.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, nuk do të ketë prezencë të mediave në mbledhjen e nesërme të Kryesisë së Kuvendit (shih rendin e ditës në kalendar, në ueb-faqe). Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera