Lajme

A do të marrin pjesë deputetët e LDK-së në seancën e mundshme për Presidentin? – flet Gashi

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 02 April 2021

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se nuk janë në dijeni nëse do të votohet sot kandidatja e VV-së për presidente.

”Nuk kemi informata nëse seanca për presidentin do të mbahet sot”, ka thënë Gashi.

Gashi i pyetur nëse do të jenë i gjithë Grupi Parlamentar i LDK-së në sallë në rast se thirret sot seanca, ai tha se nuk e di nëse janë të gjithë deputetët e LDK-së në Kuvend.

-Advertisement-

”Nëse thirret seanca për sot, të gjithë ne që jemi në Kuvend do të marrim pjesë në seancë. Dhe nuk e di nëse janë të gjithë deputetët në Kuvend, pasi që disa prej tyre janë shpërndarë pas seancës së sotme”, është shprehur Gashi për klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera