Lajme

A do të marrë pjesë VV-ja në seancë, tregon Rexhep Selimi

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 03 June 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se partia e tij janë ende duke diskutuar se a do të marrin pjesë në seancën për votimin e qeverisë së re.

“Jemi duke diskutuar momentalisht”, tha shkurt Selimi per klan kosova, transemton gazeta inFokus.

Ndërkaq deri më tani nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk do të drejtojë seancën e sotme nëse refuzon kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Ajo madje e ka quajtur turp seancën e sotme.

“Ne besojmë që shumë shpejt do të kemi peticionin me numrin më të madh të nënshkruesve. Pazaret e natës dhe pazaret e atyre që duan pushtetin nuk do të arrijnë, në do të kërkojmë zgjedhje të reja. Nuk do të lejojmë projektin jo të mirë për Kosovën që po tentohet të bëhet. Kjo seancë është një seancë e turpit dhe unë jam e gëzuar që zonja Osmani nuk do të bëhet pjesë e këtij turpi dhe as unë s’mund të jem  pjesë e këtij turpi”, ka thënë Nagavci para fillimit të seancës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera