Sport

A do të luajnë të shtunën ndaj A&N, ky është vendimi i fundit i futbollistëve të Vëllaznimit që dje bojkotuan stërvitjet

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 14 October 2021

Klubi Futbollistik “Vëllaznimi” nga Gjakova siç duket është duke pasur telashe financiare në këtë fillim të kampionatit.

Dje (e mërkurë) u raportua se futbollistët “kuqezi” i kanë bojkotuar stërvitjet nga dita e hënë.

Tashmë mësohet se futbollistët i janë rikthyer përsëri stërvitjeve që të përgatitet për ndeshjen e të shtunës ku udhëtojnë në Prizren për t’u përballur me skuadrën A&N.

-Advertisement-

Gazeta “Sheshi” mëson se futbollistët kanë marrë premtime që pagat shumë shpejt do t’i marrin dhe se do vazhdojnë fuqishëm drejt objektivave të klubit.

Skuadra gjakovare aktualisht janë duke e kryesuar renditjen tabelare në ‘Grupin A’ të Ligës së Parë me 17 pikë të mbledhura.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera