Fokus

A do të liberalizohen sot vizat, flet ish anëtari i delegacionit të Kosovës

Autori: Samire Jaha 10:04 | 23 June 2022

Një takim i liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe me ata të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet sot (23 qershor), në Bruksel, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa kjo datë është pritur me padurim duke qenë se janë dhënë sinjale që mund të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

Ish anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog, Gazmir Raci për Gazetën Infokus ka thënë se një lajm i tillë sot do të ishte i shumëpritur.

-Advertisement-

Ai tha se ka disa probleme në vendimmarrje nga disa shtetet anëtare të BE-së, por që mundësitë që liberalizmi të bëhet sot janë të mëdha.

“Do të ishte mirë që sot të merrnim lajmin e pritur që disa vite nga Brukseli për liberalizimin e vizave por me sa duket ende ka probleme në vendimmarrje të disa shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian sidomos Franca, ende nuk është e bindur në luftimin e krimit dhe të korrupsionit nga ana institucioneve të Kosovës, por besoj që në momentin e fundit Franca dhe të tjerët atje që janë skeptik ndaj Kosovës, do të vendosin përfundimisht me ja hap perspektiven evropiane Kosovës përndryshe hapet mundësia për implikimet e tjera gjeostrategjike”, deklaroi Raci për Infokus.

E tutje ai shtoi se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, si ato teknike por edhe ato profesionale.

“Komisioni Evropian dy herë e ka vërtetu që Kosova është e gatshme, për faktin se i ka plotësuar të gjitha kriteret teknike dhe profesionale, kështu që mbetet tashmë vetëm çështja politike”, shtoi Raci.

Takimi i fundit ndërmjet liderëve të BE-së dhe Ballkanit perëndimor ishte samiti BE-Ballkani perëndimor i mbajtur në Brdo të Sllovenisë në tetor 2021.

Në atë kohë, presidencën e radhës së BE-së e kishte Sllovenia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera