Lajme

A do të lejoj Qeveria zyrtarëve nga Serbia të hyjnë në Kosovë, flet Hoti

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 27 November 2020

Kryeministri, Avdullah Hoti, e ka mohuar se ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është arritur një marrëveshje për vizitat e zyrtarëve nga Serbia.

Ai ka dhënë se një gjë e tillë është e pa vërtete, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu është shprehur Hoti në llogarinë e tij në facebook.

-Advertisement-

“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta.Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë që Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq ditë me parë  ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës leje për të hyre në Kosovë.

Por një gjë e tillë nuk ju është lejuar nga autoritete kosovare./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera