Lajme

A do të lejohen ekskursionet? Qeveria hesht, shkollat vazhdojnë me organizimet

Autori: H. Smajli 10:13 | 04 June 2021

Masat e qeverisë të cilat u morën të mërkurën përsëri nuk patën një vendim pozitiv sa i përket ekskursioneve e maturave të cilat organizohen çdo vit nga shkollat.

Kështu thuhet në vendimin e qeverisë për masat e reja për mbledhi të tilla. Në këtë vendim thuhet se lejohen grumbullimet në ambiente të brendshme deri në 50 persona por vetëm për mbledhje seminare e trajnime.

“Lejohen grumbullimet në ambiente të brendshme deri në pesëdhjetë (50) persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet) me kusht që të mbahet distanca fizike mbi 1.5 metër në mes të personave. 14.1  Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave”, thuhet në për pikë për masat e reja.

-Advertisement-

E megjithatë kjo nuk duket se po i pengon shkollat që përsëri ti mbajnë e të organizojnë ndeja të tilla jashtë Kosovës.

Gazeta inFokus ka siguruar fotografi nga një ekskursion të një shkolle të Kosovës në Shqipëri, ekskursion ky që organizohet çdo vit për maturantët të cilët e përfundojnë shkollën e mesme.

Po ashtu Gazeta inFokus ka një muaj e madje edhe para vendimit për masat e reja që ka provuar të marrë një përgjigje nga ministria e Shëndetësisë dhe nga ministria e Arsimit në lidhje me thyerjen e masave antiCOVID nga shkollat duke realizuar organizime të tillë, por të njëjtit deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.

E edhe në seancën e Kuvendit të së enjtes u diskutua për arsimin në të gjitha nivelet në kohë pandemie, e ishte Shefi i Grupit Parlamentar tëAAK-së, Besnik Tahiri i cili këkroi që të lëjohen ekskursionet për nxënësit pas uljes së numrit të të infektuarve.

“Dje isha në kontakt me kryetarin e komunës së Suharekës i cili kishte pasur takim me këshillin e nxënësve të shkollave të mesme ku kanë diskutuar për çështjen e maturës. Të gjithë kemi qenë maturantë dhe të gjithë e dimë sesa shumë kemi qenë të entuziazmuar për mbrëmjen e maturës. Asociacioni i Komunave të Kosovës me kërkesë të kryetarëve të komunave është pro që të lejohen organizimet e mbrëmjeve të maturës dhe ekskursionet”, ka deklaruar Tahiri në Kuvend.

Mirëpo deri në një vendim tjetër nga qeveria, ekskursionet po vazhdojnë të mbahen ani pse po thyhen masat antiCOVID./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera