Lajme

A do të kthehen 2.1 milionë eurot e vjedhura nga thesari i shtetit?

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 08 May 2021

Juristët thonë se është pothuajse e pamundur të kthehen 2.1 milionë eurot në thesar të shtetit

Sa ishte ministre në Ministrinë e Financave Hykmete Bajrami  u detyrua të jep një informatë që nuk do donte ta jepte kurrë.

Megjithatë afër 6 muaj pasi dha këtë informate Bajrami nuk e ka një informacion tjetër.

-Advertisement-

Ish ministrja tha se nuk e din se pse ende ato para nuk janë kthyer në thesarin e shtetit.

Këtë Bajrami e tha në mbledhjen e komisionit në Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Megjithatë ish-ministrja e financave për T7 tha se këtë e tha vetëm si ekonomiste.

Megjithatë juristët thonë se ky proces nuk është zgjatur dhe se gjithçka po shkon sipas procedurave ligjore.

Ndrecaj gjithashtu tha se këto para është pothuajse e pamundur të kthehen të gjitha.

E nderkohë  edhe ekonomistët thonë se kthimi i këtyre mjeteve është i vështirë.

Ndërkaq edhe deputeti nga radhët e LVV Eman Rahmani ditë më parë u interesua lidhur më këtë çështje .

Ai tregon edhe përgjigjen që morri nga zëvendës ministri i Financave Ilir Kapiti.

Labinot Gruda me anë të disa transaksioneve nga thesari i shtetit dyshohet se mori 2.1 milion euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera