Lajme

A do të ketë takim këtë javë, flasin nga VV-ja

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 13 January 2020

Tashmë janë bërë më shumë së tre muaj që nga zgjedhjet e parakohshme por ende nuk janë formuar institucionet e Kosovës, e gjithë kjo për shkak se nuk po arrihet një marrëveshje në mes të VV-së dhe LDK-së.

Ndërsa ende nuk është arritur marrëveshja për koalicion dhe nuk dihet se a do të ketë takim këtë javë apo jo, shkruan gazeta inFokus.

Për këtë Arlind Manuxhuka, zëdhënësi i VV-së tha për gazetën inFokus se ende nuk dihet se a do të ketë takim këtë javë.

“Përbesë nuk e dimë ende nuk kemi informacion se a do të ketë takim apo jo”, tha Manxhuka./Gazeta inFokus/

Të tjera