Lajme

A do të ketë rritje të çmimit të energjisë, mblidhet ZRRE-ja

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 26 July 2022

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se të premten me fillim nga ora 10:00 do të mbajë mbledhje, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas komunikatës për media nga ZRRE kanë njoftuar se në mbledhjen e Bordit në rend të ditës do të jenë 25 pika.

Ndër to është edhe Shqyrtimi i Propozimit për Miratimin e Parimeve për Përcaktimin e Tarifave për Shfrytëzim dhe Taksave për Kyçje në Sistemin e Shpërndarjes.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë se ditën e Premte, datë 29.07.2022, ora 10:00, do të mbahet seanca e dhjetë (X) e Bordit të ZRRE-së, sipas këtij rendi dite”, thuhet në komunikatën e ZRRE-së./Gazeta Infokus/

Rendi i ditës:

1) Miratimi i Rendit të Ditës;

2) Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;

3) Shqyrtimi i Propozimit për Miratimin e Parimeve për Përcaktimin e Tarifave për Shfrytëzim dhe Taksave për Kyçje në Sistemin e Shpërndarjes;

4) Shqyrtimi i Propozimit të KEDS-it për Miratimin e Metodologjisë së Taksave për Kyçje në Rrjetin e Shpërndarjes;

5) Shqyrtimi i kërkesë së NQ Termokos për Miratimin e Planit Zhvillimorë 2022-2031;

6) Shqyrtimi i kërkesës së për Miratimin e plotësim/ndryshimit të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve në Sektorin e Energjisë;

7) Shqyrtimi i vlerësimit të komisionit për Përcaktimin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit;

8) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të “AB JETISHI”SH.P.K;

9) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të “GJIMNAZI ATATUR MAMUSHË;

10) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të N.T.P.“INOX”;

11) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të K.K.“NDËRTESA PËR SHËRBIME – MAMUSHË”;

12) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të “KUVENDI KOMUNAL MAMUSHË”;

13) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të SH.M.U.“ANADOLLU – MAMUSHË”;

14) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të “ECO GLASS” SH.P.K;

15) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të “AGRO ALF” SH.P.K;

16) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të “MOBILE DEKOR” SH.P.K;

17) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të N.T.SH. “BAST TRATE” SH.P.K;

18) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të “RESTAURANT MJELLMA”;

19) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të “BESIMI COMMERCE” SH.P.K;

20) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të “DECON” SH.P.K;

21) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të Personit Fizik “N.D.”

22) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje autorizimit për VET – KONSUM të Personit Fizik “ B.S.”;

23) Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM të “N’ KATUN”SH.P.K

24) Shqyrtimi i Ankesave të Konsumatorëve;

25) Të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera