A do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi muajve në vijim?

Autori: Gazeta inFokus
16:29 | 09 January 2023
“Derisa Brukseli është i shqetësuar për situatën e tensionuar në muajt e fundit, disa diplomatë me të cilët kam biseduar e marrin këtë si indikacion që edhe Beogradi edhe Prishtina po i afrohen një marrëveshje politike, mbase në muajt e ardhshëm”, shkruan redaktori i Radios Evropa e Lirë në Pragë, Rikard Jozwiak në një shkrim autorial.
Jozwiak shkruan se plani franko-gjerman u është prezantuar të gjitha shteteve anëtare të BE’së para festave të fundvitit nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politike të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Ai ndan edhe një pjesë të shkruar të planit franko-gjerman ku thotë se nuk ka njohje të ndërsjellë, por , siç thuhet “marrëveshje bazike e tashme përbën një hap të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve”.
“Të dyja palët duhet të vazhdojnë me një impetus të ri në Dialogun e udhëhequr nga BE, e cila duhet të çojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizim gjithpërfshirës të marrëdhënieve”.
“Mbase pjesa më kyçe e këtij propozimi është se ‘të dyja palët do të njohin dokumentet dhe simbolet e tyre kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat, dhe vulat doganore’. Kjo është një karrotë e vërtetë për Kosovën”, shkruan ai, përcjell Insajderi.
Një pjesë tjetër e propozimit që ka të ngjarë të kënaqë Prishtinën është se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare — një mollë e vërtetë grindjeje që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Ekziston gjithashtu një thirrje për të shkëmbyer misione të përhershme, për të mbështetur aspiratat e njëri-tjetrit për t’u bashkuar me BE-në dhe se të dyja palët mund të “vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj”.
Ka edhe ëmbëlsira për Serbinë. Prishtina duhet të zyrtarizojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe “të sigurojë mbrojtje të fortë për trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe dhe objektet fetare”, shkruan gazetari çek.
Në mënyrë thelbësore, propozimi përmend gjithashtu nevojën për të “siguruar [një] nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, duke përfshirë mundësinë për mbështetje financiare nga Serbia.”
Për një kohë të gjatë, Serbia është turbulluar me ngecjen e Kosovës në krijimin e një komuniteti të komunave serbe në veri të vendit, një kërkesë qendrore e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 ndërmjet dy vendeve.
Ende i pazbatuar, projektpropozimi franko-gjerman kërkon që të dyja palët të përmbushin kërkesat e parashtruara rreth një dekadë më parë.

Të tjera
-
Shefi i ZRRE-së takon përfaqësues të OAK, flasin për rëndësinë e liberalizimit të tregut të energjisë
Kryesuesi i Bordit të Zyrës Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, dje k...
-
PZAP rrëzon ankesën e VV-së kundër rezultateve përfundimtare
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ...
-
Dogana parandalon futjen në treg të mbi 3 mijë mbathjeve sportive të falsifikuara
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar futjen e mbathjeve sporti...
-
Ambasadori dhe ish-Kongresisti amerikan, Tony P. Hall, i shpreh ngushëllime Presidentit Thaçi
Ambasadori dhe ish-Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tony P. H...
-
Publikohen pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona
Policia ka realizuar sot një aksion në 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrov...
-
Vrạsje, dhụnime, kẹqtrajtime – ky është shqiptari që me forcat serbe kreu krime lufte në Osek të Gjakovës
Muharrem Ibraj është shqiptari nga fshati Osek Hilë i Gjakovës që kishte krye...
-
Selimi: Burimet thonë se Sorensen në Kosovë kryesisht dëgjoi, por së shpejti do të nis presioni
Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka komentuar vizitën e emisarit të ri evropia...
-
Orav shkruan në librin e ngushëllimeve për viktimat nga zjạrri në Koçan
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka shkruar në librin e ngushëlli...
-
Dogana e Kosovës parandalon futjen e mbi tre mijë palë këpucëve me marka të falsifikuara
Dogana e Kosovës, ka parandaluar futjen e 3 mijë e 120 palë këpucëve me marka...
-
Mediat fitojnë betejën: Hidhet poshtë padia e këshilltarit të Kurtit
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së ...
-
Vëllai i ish-presidentit: Mungesa e Hashimit, dhimbje e madhe
Sot në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj po mbahet e pamja në nderim të Hax...
-
Zelensky: Duam që ShBA-ja ta dijë se duam ta përfundojmë lụftën sa më shpejt
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u pyet gjatë një konference për sht...