Lajme

A do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli në zgjedhjet e PDK-së?

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 12 October 2018

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Lidhur me këtë sot u debatua në emisionin “Click” në RTV 21. Ndonëse ende nuk është konfirmuar se a do të ketë kundër-kandidat kryetari aktual Kadri Veseli, gazetari Ardian Çollaku tha se Veseli nuk ka kundër-kandidat serioz.

“Ditë kur është hy Kadri Veseli në PDK është ditë që do të jetë pasardhës i zotit Thaçi”, tha Çollaku.

-Advertisement-

Në anën tjetër Betim Gjoshi nga PDK potencoi se nuk mund t’i humbet liderizmi Veselit dhe se ky subjekt politik nuk është fajtor që partitë tjera sipas tij nuk janë të afta ta gjejnë një lider.

“Ne kem pas edhe vazhdimisht kemi brum për lider”, deklaroi Gjoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera