Lajme

A do të ketë borë në natën e Vitit të Ri, ky është parashikimi i motit

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 27 December 2021

Prishtina Weather ka bërë të ditur se javën e fundit të këtij viti temperaturat do të jenë mbi vlerën mesatare, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Prishtina Weather, kjo javë do të jetë kryesisht me mot të vranët, në viset e ulëta do të ketë mjegull, dhe me mundësi reshje shiu gjatë orëve të mbrëmjes.

Të premten e fundit të këtij viti, me 31 dhjetor, do të ketë mot më dinamik, mëngjesi parashikohet të jetë me ngrica, ndërsa gjatë ditës vranësira, dhe kohe pas kohe një mot me diell, por kryesisht do të jenë vlera të pranueshme.

-Advertisement-

“Temperaturat mbi vlera mesatare. Minimalet luhaten nga 3C deri 5C, e të premten në mëngjes edhe mund të zbresin në -2C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të premten ditën rriten edhe deri në 12C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-7m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes nga dita e premte”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera