Lajme

A do të kandidojë Vjosa Osmani për kryetare të partisë? Kështu përgjigjet ajo

Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 08 November 2019

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në emisionin “Pressing” të T7, ka treguar se a do të kandidojë si kryetare e partisë në zgjedhjet e ardhshme brenda LDK’së.

“Unë do ta bëjë atë që e kërkon anëtarësia e LDK’së”, ka thënë Osmani.

“Nuk e kam problem t’i pyes, nëse ata më thonë se e kam përkrahjen e tyre për kryetare, atëherë do të kandidojë. Megjithatë për momentin nuk jemi të përqendruar në këtë çështje”, ka theksuar Osmani.

-Advertisement-

Tutje, Osmani ka treguar se kur do të arrihet marrëveshja e koalicionit mes LDK’së dhe VV’së.

“Brenda këtij muaji mund të arrihet marrëveshja e koalicionit”, shtoi Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera