Lajme

A do të jetë falas Transporti Publik në Prishtinë?

Autori: Eriola Cacaj 12:02 | 17 November 2020

Më 10 nëntor në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka kaluar propozimi i PDK-së  që që transporti publik të jetë pa pagesë prej këtij muaji deri në mars, shkruan Gazeta InFokus.

Mirëpo ky vendim vështirë se do të filloj së zbatuari.

Lulzim Regjepaj, Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes Publike Komunale Trafiku Urban, ka thënë për Gazetën InFokus se ndërmarrja që ai drejton nuk merr vendime por  vetëm i zbaton ato.

-Advertisement-

“Në rast se Komuna vendos që transporti të jetë falas për periudhën e cekur, ne jemi të gatshëm për ta implementuar dhe do të qarkullojmë me të gjithë autobusët falas për të gjithë qytetarët”, ka thënë Regjepaj.

Por në Komunën e Prishtinës po e shohin të pamundur fillimin e implementimit të këtij vendimi shpejt.

Miranda Mullafazliu nga komuna e Prishtinës ka thënë se ky vendim nuk mund te zbatohet njëherë për shkak se ka implikime buxhetore.

“Duke marr parasysh  koston e lartë të projektit, ndoshta edhe duhet të kalohet nga Kuvendi i Republikës. Së pari ekzekutivi do të përgatitë koston financiare dhe pastaj do të mund të diskutohet prapë. Prandaj edhe nuk e dimë se kur do të mund të ndodhë kjo”, ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu ka thënë se nëse fillon merret ndonjë vendim ai duhet të jetë për të gjithë qytetarët.

“Ju bëjmë ftesë asamblistëve që mos të sjellin vendime aty për aty që ndryshojnë buxhetin dhe pa kalkulim të kostos sepse bëhen vendime të pai mplementueshme”, ka deklaruar ajo./Gazeta InFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera