Lajme

A do të jetë Endrit Shala ministër në Qeverinë e re?

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 25 April 2020

Emri i ish ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tanimë deputet i partisë NISMA Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës, është përmendur si ministër i mundshëm i kësaj partie në Qeverinë e re të udhëhëqur nga Avdullah Hoti, e cila pritet të formohet javen tjetër.

Megjithatë, Gazeta inFokus merr vesh se Shala nuk do të jetë pjesë e ekzekutivit.

Sipas burimeve brenda kësaj partie, ish ministri Shala do të vazhdoi të mbetet në pozitën e deputetit ndërsa kjo parti do të dërgoj të hënën një emër tjetër për ministër në qeverinë e re.

-Advertisement-

Zyrtarë nga kjo parti kanë deklaruar se ka gjasë që të hënën koalicion të nënshkruhet.

Shefi i Grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shala ka thënë se janë dakorduar që në bashkëqeverisjen me LDK’në të kenë dy ministri.

“Të hënën arrihet marrëveshja me LDK-në. Ajo që është me rëndësi, është se në parim jemi pajtuar që të bashkëqeverisim bashkë me LDK-në, AAK-në dhe parti të tjera minoritare dhe AKR-në. Pasi që jemi duke bashkëpunuar për programin qeveritar, njëkohësisht edhe jemi në përfundim të rrumbullakësimit të ndarjes së dikastereve me parti të tjera. Besoj që shumë shpejt do të përfundon edhe kjo marrëveshje e plotë”, ka thënë Shala.

Gjatë ditës LDK-ja ka publikuar rezultatet e votimin në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, për nominimin e Avdullah Hotit për të qenë kryeministër.

Në bazë të rezultateve të votave nga gjithsej 124 anëtar aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 117 anëtarë të KP, prej tyre 115 janë shprehur për (pro), ndërsa 2 janë shprehur kundër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera