Fokus

A do të jetë Albin Kurti i “jashtëzakonshëm?

Autori: Halil Berisha 10:37 | 09 February 2020

Secila qeveri që vije në pushtet në Kosovë, sipas ligjit në fuqi, ka mandat katër vjeçar.

Por, që nga paslufta e këndej asnjë kryeministër nuk arriti që me kabinetin e tij, ta plotësoj këtë mandat e ta mbaj të plotë, shkruan gazeta inFokus.

Fillimisht Bajram Rexhepi, që kryeminisër u zgjod më 4 mars 2002, mandatin e mbajti deri më 3 dhjetor të vitit 2004.

-Advertisement-

Pas tij, në pozitë erdhi Ramush Haradinaj nga AAK, që postin e mori më 3 dhjetor 2004, por që 100 ditë më pas, më 8 mars 2005, Haradinaj dha dorëheqje, pasi u thirr si i dyshuar nga Tribunali i Hagës, shkruan gaztea iNFokus.

Në ulësen e tij, po atë ditë u ul Afem Salihaj, i cili qëndroi aty për 17 ditë, deri më 25 mars.

Në këtë ditë kryeministër i Kosovës u bë Bajram Kosumi, që qëndroi për më pak se një vit, duke ia lëshuar vendim Agim Çekut.

Ky, në postin e udhëheqësit të Qeverisë qëndroi prej 10 marsit të 2006-ës e deri më 9 janar të vitit 2008, shkruan gazeta inFokus.

Më pas, në pozitën më të rëndësishme të Qeverisë erdhi Hashim Thaçi nga PDK.

Ky qëndroi aty për dy mandate jo të plota, deri më 9 dhjetor 2014.

Pastaj PDK nuk kaloi nga pozita, por e humbi postin, duke u bërë kryeminsitër Isa Mustafa i LDK-së, e Hashim Thaçi President i Kosovës.

Mustafa, qëndroi deri në vitin 2017, kur u ngrit mocion votëbesimi për të, shkruan gazeta inFokus.

E këtë e përkrahi edhe partia që ishte në pushtet me Mustafën, PDK e Kadri Veselit, shkruan gazeta inFokus.

Në zgjedhjet që erdhën përsëri të jashtëzakonshme, PDK, AAK e Nisma u bën bashkë, për t’ia siguruar postin e kryeminsitrit Ramush Haradinajt përsëri.

E prapë Haradinaj mandatin nuk e qoi deri në fund, për të njëjtën arsye si në vitin 2005, ai u thirr tash nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, përsëri për krime lufte.

Kjo i lëshoi rrugë zgjedhjeve të 6 tetorit, duke u bërë qeveria e zakonshme që sjell zgjedhje të jashtëzakonshme.

E kësaj radhe në pushtet erdhi dikush për herë të parë, Vetëvendosje me kryeminsitër Albin Kurtin.

Këta në pozitë erdhën duke bërë koalicion paszgjedhor me LDK-në, derisa detyrën zyrtare e morën më 3 shkurt 2020, shkruan gazeta inFokus.

Për të plotësuar mandatin e plotë, e të bëhet Qeveria e parë, Albin Kurti duhet ta mbaj Qeverinë deri më 3 shkurt të vitit 2024./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera