A do të intervistohen Kurti e Haxhiu për rastin Dehari? Kryeprokurori Isufaj thotë se u morën në pyetje mjaftë persona
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 01 March 2023
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, tha se janë duke analizuar gjithçka për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. I pyetur nëse pas intervistimit të deputetit Haki Abazi, a do të intervistohet kryeministri Albin Kurti e ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kryeprokurori Isufaj tha se “nuk mund të thotë asgjë”.
Teksa nuk u lëshua në detaje, kryeprokurori Blerim Isufaj, tha se për këtë rast janë intervistuar mjaftë persona.
“Kurgjë nuk mundem me ju thënë, jemi duke analizu gjithçka, çkado që të vlerësojmë ndërmarrim por tash nuk mundem me ju thënë asgjë…Nuk mundem më shumë me folë, mundem me thënë që kemi intervistu mjaftë, nuk mundem me thanë shifrën”, tha Isufaj të mërkurën për Gazetën Express.
Prokuroria Speciale ka intervistuar deputetin Haki Abazi lidhur me deklaratat e tij për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur i habitur se si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit.
Ai ka deklaruar se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave të sigurisë dhe sipas tij dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi për t’i zhdukur mostrat e Deharit.
“Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për ta sqaruar se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Për ne as si shoqëri as si qytetarë e as si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe ne duhet të gjithë ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë çështje deri në fund. IML është i monitoruar 24 orë prej kamerave, dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera dhe janë zhdukur”, është shprehur Abazi.
Deputeti Abazi ka thënë se për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave të tij duhet të merren në pyetje disa figura të Vetëvendosjes, duke filluar nga kryeministri Kurti.
“Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, ka deklaruar Abazi.
Para dy muajsh, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, prej ku njoftoi se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Këto mostra po ruheshin në Laboratorin e Toksikologjisë, që funksionon në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Por, se kush i zhduku, s’dihet as sot kur kanë kaluar disa javë. Nga Prokuroria Speciale i kanë thënë Gazetës Express se s’ka ende asnjë person të dyshuar për rastin.
Të tjera
-
Haradinaj nga SHBA: Vitomirica dhe Rogova, shembull i mbështetjes për Kosovën Fituese
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Hara...
-
Shkëlqim Devolli me kongresistë dhe ekipin e ngushtë të Presidentit Trump, në përgatitjet ceremoniale
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, po qëndron në Shtetet e Bash...
-
Dervishaj në udhëtim me rininë: Takim i paharrueshëm, diskutuam për 77 probleme e 77 zgjidhje për ta
Kandidati për deputet me numër 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës,...
-
Genc Prelvukaj për herë të parë tregon rrëfimin interesant se si Hashim Thaçi e ftoi në PDK
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka fol...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në sta...
-
Lista- Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?
Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë a...
-
Bedri Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Vëllai i heroit Agim Ramadani në mbështetje të kandidates së PDK-së për deputete, Arbiana Xhemajli
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ar...
-
Bedri Hamza në Istog: Le të bashkohemi edhe më shumë, sepse Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarët e...
-
Zgjedhja e kontestuar e kryetarit të KPM, AAK: Jemi të shqetësuar, tentim i regjimit të Kurtit për kontroll të mediave
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur e shqetësuar, dhe ka kundërs...
-
Haradinaj, Gërvallës: Meriton aplaus se bandite je ti, dhe jo luftëtarët e lirisë
Daut Haradinaj, kandidati për deputet i AAK-së, i ka kthyer përgjigje deklara...
-
Edon Zhegrova takohet me një tifoz të veçantë, udhëtoi nga Koreja e Jugut për ta takuar ”luanin” e Kosovës
Kim Yeon-Su, një tifoz i Lille nga Koreja e Jugut u takua sot me futbollistin...