Lajme

A do të hyjë VV-ja në koalicion me PSD-në? Flet Glauk Konjufca

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 06 February 2019

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, i sheh të vogla mundësitë e arritjes së një koalicioni parazgjedhor ose paszgjedhor me PSD-në, anëtarët e të cilës deri para një viti ishin pjesë e VV-së.

Konjufca, në emisionin “Blic InterVieë me Astrit Gashin” parasheh se rezultati zgjedhor do të dëshpërojë PSD-në.

“Jo nuk mendoj që do të ketë koalicion parazgjedhor me PSD-në. Për mendimin tim nuk do të ishte i mirë së ardhurdh koalicioni me PSD-në as pasgjëdhor, por mbetëm i rezervuar. Nuk e di se si do të shkojë rrjedha. Por, po të pytësha personalisht, së pari jam i bindur që ky subjket politik nuk do ta kapërcej pragun në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

-Advertisement-

Sipas numrit dy të VV-së, PSD-ja do të shkrihet në ndonjë parti politike në mënyrë që të arrijë të sigurojë votat për të hyrë sërish në Kuvend.“PSD-ja mund të shkrihet në AAK ose mund të ketë shkapërderdhje në parti tjera që të sigurojnë vota. Është e dhimbshme ku ishin dhe ku do të përfundojnë”, ka deklaruar Konjufca në Blic .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera