Fokus

A do të hap Spanja Zyrë Ndërlidhëse në Kosovë, për Infokus flasin nga Qeveria e Spanjës

Autori: Doresa Geci 11:44 | 01 June 2021

Ditëve të fundit është përfolur dhe kanë qarkulluar artikuj nëpër media se Spanja planifikon që së shpejti do të hapë një Zyrë Ndërlidhëse në Kosovë.

Por një gjë të tillë e kanë demantuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës, në një përgjigje për Infokus.

Nga zyrtarët diplomatik të kësaj Ministre kanë deklaruar se nuk ka ndonjë plan ta bëjnë një veprim të tillë.

-Advertisement-

“Nuk ka asnjë plan për të hapur një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë. Pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e deklaratës së Pavarësisë, e shpallur nga Prishtina në vitin 2008, nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë nëse çështja nuk zgjidhet përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë kuptim, ne e konsiderojmë rinisjen e dialogut si një lajm të mirë. Është e nevojshme të shfrytëzohet momenti për t’u përpjekur që të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dy palët dhe në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare”, kanë thënë nga MPJ-ja e Spanjës.

Po ashtu ata kanë deklaruar se janë të gatshëm për bashkëpunim për tu krijuar një stabilitet politik në Ballkan.

“Për të arritur këtë qëllim ne kemi përfaqësuesin për dialog z.Borrell, i cili ka interes të madh për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit dhe me punën e shkëlqyeshme të Miroslav Lajcak-ut, të cilën ne e mbështesim plotësisht. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, sa më shumë që të mundemi, në këto përpjekje, pasi përparësia për Spanjën është stabiliteti politik dhe prosperiteti ekonomik i Ballkanit”, thuhet në përgjigjet e MPJ-së së Spanjës dhënë për Infokus.

Kujtojmë që Spanjë është një ndër pesë vendet evropiane që ende nuk e ka njohur Kosovën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera