Fokus

A do të flitet sot në Bruksel për kompensimin e dëmeve të luftës

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 17 September 2020

Këtë të enjte të 17 shtatorit, koordinatori për dialogun Kosovë – Serbi, Skënder Hyseni në Bruksel me vete do të ketë edhe dy ekspertë Robert Muharremin dhe Muhamet Mustafën.

Por, pavarësisht që nuk është folur në lidhje me atë se çka do të diskutohet atje, temat do të jenë ekonomike duke u nisur që këta të dy janë ekspert të kësaj fushe, shkruan Gazeta Infokus.

Megjithatë, temë diskutimi në Bruksel mund të jetë edhe kompenzimi i dëmëve të luftës.

-Advertisement-

Kjo pasi Muhamet Mustafa që do të jetë pjesë e dialogut në cilësinë e eskpertit, para pak viteve ishte koordinator i ekipit për çështje ekonomike në Grupin Negociator të Vjenës.

Mustafa gjatë kësaj kohe kishte bërë vlerësim të dëmeve të luftës për disa sektorë.

E në vitin 2018, Mustafa kishte thënë që për një pajtim të mundshëm, bashkë me kërkimfalje duhet edhe të paguhen dëmet e luftës, shkruan Gazeta Infokus.

“Unë personalisht mendoj se për një pastrim të llogarive, për një pajtim, krahas kërkimit të faljes për dëmet, ato dëme duhet të zhdëmtohen”, thotë Mustafa.

Mustafa asokohe kishte thënë që Kosova nuk duhet të heq dorë nga shpagimi i dëmeve të luftës, shkruan Gazeta Infokus.

“Natyrisht, që Kosova duhet të sheh edhe mundësitë tjera. Ndonëse, Kosova ende nuk është anëtare e Gjykatave Ndërkombëtare, për shkak të pozitës se saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por nuk është se nuk ka ndonjë hapësirë. Mendoj se Kosova duhet të trajtojë, duhet të angazhojë ekipe të ekspertësh për të parë se si në mënyrën më të mirë dhe në vendin më adekuat mund të bëhet dhe të ekzekutohet kjo padi,” tha Mustafa për Radion Evropa e Lirë”, kishte thënë Mustafa./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera